Kim Kardashian shfaqet duke qarë ne rrjete sociale? Çfarë ka ndodhur?

Kim Kardashian shfaqet duke qarë ne rrjete sociale? Çfarë ka

Kim Kardashian ka kaluar javë të mbushura me stres, emocione dhe dhimbje fizike, teksa i afrohej provimit të rëndësishëm të avokatisë në Kaliforni, një hap kyç në rrugëtimin e saj drejt profesionit të avokates.

Ylli 45-vjeçar i televizionit, e cila prej shtatë vitesh është angazhuar në studimet ligjore, arriti më në fund të plotesonte kriteret për t’u ulur në provim, por këtë herë nuk ia doli ta kalonte.

Lajmi u bë i ditur këtë muaj, por pavarësisht mossuksesit, Kim mbetet e vendosur të mos heqë dorë.


Në rrjetet sociale, ajo publikoi një vlog nëntëminutësh, ku dokumenton dy javët e fundit përpara provimit, periudhë gjatë së cilës ka anuluar çdo angazhim tjetër profesional për t’iu përkushtuar vetëm studimeve, sipas The Sun.

Në një prej momenteve më të ndjeshme të videos, Kim shfaqet pa grim, e shtrirë në shtrat, duke qarë nga lodhja pas orëve të tëra mësimi. Ajo rrëfen se ndjehet e shterrur emocionalisht dhe mendërisht:

Jam kaq e lodhur… Çdo herë që mendoj se po përparoj, del diçka që më ndalon. Një pjesë e imja thjesht do të ndalojë. Më duket sikur truri do të më shpërthejë dhe kam aq shumë për të mësuar ende

Kim Kardashian shfaqet duke qarë ne rrjete sociale? Çfarë ka

Kim Kardashian shfaqet duke qarë ne rrjete sociale? Çfarë ka
Përveç ngarkesës psikologjike, Kim është përballur edhe me probleme shëndetësore. Gjatë xhirimeve vërehet se ajo ka vështirësi me shpinën.

Kardashian tregon se shpina “e ka lëshuar”, duke i shkaktuar dhimbje të forta. Në shumicën e klipeve, ajo shihet me një korse mbështetëse, ndërsa zbulon se ka kryer një rezonancë magnetike, e cila ka treguar dëmtime në disqet e shtyllës kurrizore.

Megjithatë, vetëm një ditë para testit, Kim është përpjekur të mbajë moralin lart dhe është shfaqur më optimiste, duke thënë se ndihej gati të përballej me provimin.

Mossuksesi në provim ka përkuar në kohë me premierën globale të serialit të saj dramatik “All’s Fair”, ku Kim luan rolin e avokates Allura Grant, përkrah Glenn Close, Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash.

Rrugëtimi i Kim drejt ligjit nisi në vitin 2018, i frymëzuar nga babai i saj, avokati i njohur Robert Kardashian Sr., i cili u bë figurë publike veçanërisht nga përfshirja e tij në çështjen O.J. Simpson.

Duke konfirmuar publikisht se nuk e ka kaluar ende provimin, Kim theksoi se nuk ka ndërmend të dorëzohet:

Nuk jam ende avokate… vetëm luaj një të tillë shumë të veshur bukur në TV. Gjashtë vite në këtë rrugëtim dhe ende jam e përkushtuar deri sa ta kaloj provimin. Pa rrugë të shkurtra, pa dorëzim, vetëm më shumë studim dhe akoma më shumë vendosmëri

Kim Kardashian duket se e sheh këtë pengesë si një shtysë shtesë për të vazhduar betejën e saj me librat dhe provimet, deri në momentin kur do të mund të quhet zyrtarisht avokate.

EMISIONET