"Kiara po të ikën"/ Çifti drejt ndarjes?! Luizi i prerë: Më intereson vetëm fitorja ime...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 18:20

Efi, Kiara dhe Bledi janë 3 banorët e "Big Brother VIP", të cilët janë në nominim për këtë javë dhe një prej tyre do lërë shtëpinë mbrëmjen e nesërme.
Për këtë nominim, Efi duket se është e sigurt që do dalë Kiara dhe ka pyetur Luizin se si ndihet ai tani që moderatorja mund të largohet nesër.
Luizi u shpreh se i intereson vetëm fitorja e tij dhe asgjë tjetër nuk i bën përshtypje, qoftë dhe largimi i Kiarës.
Por Efi i tha se nëse vërtet nuk do i interesonte, nuk do ishte kthyer në një mosmirnjohës kundrejt saj.

