Këngëtarja nuk mori asnjë nominim pavarësisht suksesit, fansat e Beyonce shpërthejnë ndaj Country Music Awards: Racista

Këngëtarja nuk mori asnjë nominim pavarësisht suksesit,

Beyonce nuk mori asnjë nominim në Country Music Awards, me mediat ndërkombëtare që riprodhuan lajmin, duke shkruar se ajo ishte “skarcuar”.

Edhe pse albumi i saj ‘Cowboy Carter’ ishte një hit, ai nuk i bindi CMA-të që ta përfshinin atë në garën për një çmim.

Pas këtij zhvillimi, fansat e këngëtares shpërthyen në Twitter – X, duke akuzuar organizatën dhe përgjegjësit e nominimeve për çmime, për sjellje raciste ndaj saj.

Një nga fansat e saj shkroi: “Beyoncé u përjashtua nga nominimet për çmimin Country Music Award, ndërsa racisti dhe shpesh i dehuri që hedh karrigen Morgan Wallen ka 7 nominime ndërsa Beyonce nuk ka asnjë. Kjo thotë shumë për CMA-të dhe industrinë e muzikës vendase – atyre duhet t’u vijë turp për racizmin dhe mizogjininë e tyre”.

EMISIONET