"Këndon si flet, s'ka japonez që i rregullon tingullin", Sinan Vllasaliu përplaset me Don Xhon
Këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu dha intervistën e parë pas 8 vitesh dhe për këtë zgjodhi pikërisht emisionin 'Glamour Zone' të moderatores Ester Bylyku.
Ndër të tjera, Sinanit iu kërkua nga moderatorja të dëgjojë këngën e Don Xhon me Loredanën dhe t'i vendosë një notë. Por duket se Sinani nuk është ndonjë fans i këtij stili muzikor.
Ester Bylyku: Don Xhon- Loredana, çfarë note i vendos kësaj kënge?
Sinan Vllasaliu: Japonezët duhet t'ia rregullojnë tingullin. Nota 6
Ester Bylyku: Çfarë nuk të pëlqeu?
Sinan Vllasaliu: Teknikisht. Ai këndon si flet.

