Kate dhe William festojnë nesër 14-vjetorin e martesës/ Çifti zgjedh ishullin skocez për të festuar, aty ku u njohën 20 vite më parë

Kate dhe William festojnë nesër 14-vjetorin e martesës/

Princi i Uellsit William dhe Princesha Kate festojnë nesër 14-vjetorin e martesës. Siç duket çfti ka zgjedhur një ishull skocez, për të festuar përvjetorin e martesës. Gjithashtu çifti ka planifikuar të kalojë dy ditë në ishullin Mull, në Inner Hebrides (Skocia perëndimore). Ky është udhëtimi zyrtar më i gjatë që Kate po bën që nga njoftimi për kancerin në mars 2024.

Siç raportohet Kate dhe william do të takohen me vendasit, ndërsa do të vizitojnë edhe një treg në Tobermory, një port të vogël me shtëpi shumëngjyrëshe, më pas një fermë tradicionale. Një takim me roje dhe studentë që marrin pjesë në një program ndërgjegjësimi mjedisor është planifikuar gjithashtu. Takimet në përgjithësi do të jenë të shkurtra, për të mbrojtur shëndetin e princeshës.

Sipas raportimeve të gazetave britanike, William dhe Kate zgjodhën të qëndronin në një vilë të izoluar në këtë ishull. Udhëtimi i tyre do të mbyllet të mërkurën me një vizitë me traget në ishullin e vogël fqinj, Iona. Kate dhe 42-vjeçari William u takuan në Skoci 20 vjet më parë, kur ata studionin në Universitetin e St Andrews, në verilindje të Edinburgut. Ata shpejt u transferuan së bashku, por propozimi për martesë erdhi në tetor 2010, gjatë një udhëtimi në Kenia.

Dasma e tyre luksoze, e ndjekur nga dhjetëra miliona shikues televiziv në mbarë botën, u zhvillua në Westminster Abbey më 29 prill 2011. Çifti ka tre fëmijë, Princi George, 11, Princesha Charlotte, 9, dhe Princi Louis, 7-vjeç. Princesha shumë e njohur e Uellsit në mesin e britanikëve është kthyer gradualisht në aktivitetet e saj që kur njoftoi në janar se kanceri i saj është në remision.

Megjithatë, daljet e saj publike janë të rralla, dy deri në tre në muaj. Pas këtij udhëtimi në Skoci, ai pritet të marrë pjesë në festimet e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me një dalje të shumëpritur më 5 maj në ballkonin e Pallatit Buckingham me familjen mbretërore.

EMISIONET