Ka përdorur Ozempic për të humbur peshë? Lizzo i përgjigjet publikisht fansit: Kokainë...

Këngëtarja e njohur Lizzo adresoi për herë të parë thashethemet që pretendojnë se ajo ka përdorur Ozempic për të rënë në peshë. Bëhet fjalë për një medikament mjaft të përhapur jashtë vendit, të cilin shumë persona të famshëm e marrin për të humbur peshë, duke pasur megjithatë efekte të rënda në shëndetin e tyre.
Lizzo, e cila kohët e fundit është shfaqur me disa kilogramë më pak në rrjetet sociale, mori një koment nga një fans i cili e pyeti nëse po merrte Ozempic apo po përdorte kokainë.
Ajo, megjithatë, për t'iu përgjigjur pyetjes së tij, ka bërë një postim me komentin e tij, ku shkruan: Ozempic apo kokainë?një fans.
Më pas ajo postoi një seri fotosh, njëra prej të cilave shkruante: Kur më në fund akuzohesh për marrjen e Ozempic, pas 5 muajsh stërvitje dhe defiçit kalorish.

