Ka humbur disa kilogramë, Dea Mishel na tregon gjendjen e saj pas “BBV2”
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.
Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Dea Mishel ka qenë një nga banoret që ka qëndruar në shtëpi prej ditës së parë deri në ditën e fundit.
E dihej që dalja për të do të ishte pak e vështirë, pasi duhet të informohej rreth gjithçkaje që kishte ndodhur dhe gjendja e saj psikologjike të mos ngarkohej.
Ditën e sotme Dea ka postuar një video teksa ka improvizuar gjendjen e saj pas daljes nga “BBV2”, ku ka treguar gjithashtu se ka humbur disa kilogram.