“Jo gjithmonë ecën fjala self-made”/ Mesazhi për vajzat shqiptare

Jeta luksoze e transmetuar në rrjetet sociale, foto e bukura me trup perfekt e pushime në vende të ndryshme të botës shpesh kthehen në një formë depresioni për shumë të rinj e të reja, të cilët nën adrenalinën e moshës kërkojnë të provojnë shumë gjëra.

Por, si thotë edhe populli se duhet të jemi me këmbë në tokë, ndaj gjërat në jetë duhen arritur shkallë-shkallë që më vonë të mos biesh shumë poshtë pa e kuptuar. 

Dajana: Ne jemi një popull me halle shumë e me strese troç muhabeti. Unë iu them atyre vajzave të vogla që të mos e shikojnë Instagramon se është një falcitet i gjallë… që nga veshjet firmë e deri te jeta e lumtur që mendon që mendon se transmetohet aty.

Prandaj mos u bëni kopje e kësaj gjësë sepse është shumë fallco, ma besoni.

Puno fort për veten tënde dhe patjetër nëse dikush të bie e është fati yt, pra që ke një njeri që edhe që të dashuron e të ndihmon njëkohësisht të bëhesh dikushi, patjetër sepse jo gjithmonë ecën kjo fjala self-made, mos të gënjejmë kot tani.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET