JETA SI AKTORE, JOLIE E PENDUAR/ Ylli i Hollywood: Nëse do ta rinisja jetën, s’do e zgjidhja si profesion

JETA SI AKTORE, JOLIE E PENDUAR/ Ylli i Hollywood: Nëse do ta rinisja

Ka shkëlqyer aq shumë në kinematografi sa është për të ardhur keq që ajo i ka dhënë fund karrierës si aktore.

Por ylli i Hollywoodit, Angeline Jolie ka pohuar se po planifikon largimin përfundimtar nga Los Angelos për të jetuar në shtëpinë e saj në Kamboxhia.

Ajo është shprehur se nëse do të kishte mundësinë të rifillonte edhe njëherë jetën e saj, me siguri nuk do të zgjidhte aktrimin.

Në një intervistë për “The Walt Street Journal” aktorja shpjegoi se tërheqja nga industria e filmave ka ardhur si pasojë e ndryshimit të prioriteteve, teksa reflektoi mbi pasojat sociale të ekspozimit public dhe këndvështrimin e saj për të qënit e famshme.

“Unë u rrita në një vend mjaft të cekët”, tha Jolie duke iu referuar Hollywoodit, për të cilin shtoi se është një vend i pashëndetshëm.

Angeline ka cekur momentin e vështirë të ndarjes nga Bradd Pitt me të cilin ka 6 fëmijë. Prej vitit 2016, ka reduktuar punën dhe kryesisht ka qenë në shtëpi me fëmijët e saj.

“Ka gjëra nga të cilat duhej të shëroheshim”, tha ajo për familjen e saj.

Megjithatë e kupton interesin e njerëzve për jetën e saj. Jolie dhe Pitt ishin një çift i artë në industri.

Shumë nga ndryshimet në jetë, ia atribuon divorcit.

“Është pjesë e asaj që ndodhi pas divorcit tim, kam humbur aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar sa më lirshëm. Do lëviz sapo të mundem”, ka përfunduar ylli amerikan i Hollywood,

EMISIONET