Jennifer Lopez mahnit fansat teksa pozon krejtësisht e zhveshur për të festuar ditëlindjen e saj të 53-të (Video)

Jennifer Lopez ka lançuar një krem trupi dhe e ka promovuar atë duke pozuar nudo, duke shpallur produktin e kujdesit të lëkurës ndërsa festoi ditëlindjen e saj gjatë fundjavës.
Këngëtarja, 53 vjeçe, u angazhua në kujdesin e lëkurës me JLo Beauty vitin e kaluar dhe tani ka vendosur të lëshojë trajtimin posaçërisht për trupin, duke zbuluar linjën e re JLo Body këtë muaj.
Ajo mori pjesë në një fotosesion për të promovuar produktin e ri, me një foto që tregonte atë duke pozuar nudo.

Dhe duke e shpallur produktin e ri në Instagram gjatë fundjavës, ajo tha: “Ne i kushtojmë gjithë këtë kujdes dhe vëmendje lëkurës së fytyrës, por ndonjëherë e neglizhojmë trupin”.
Ajo komentoi më tej: “Ishte e rëndësishme për mua të krijoja një rutinë të kujdesit të lëkurës për trupin për të adresuar nevojat e tij specifike dhe unike".

View this post on Instagram
