Jennifer Lopez jep një pamje të rrallë brenda rezidencës që ndan me bashkëshortin e saj

Artistja e njohur, Jennifer Lopez, më në fund u ka dhënë ndjekësve një vështrim brenda rezidencës së saj të re prej 60 milionë dollarësh (56 milion euro) që ndan me bashkëshortin Ben Affleck.
Diva zbuloi një pamje të brendshme të harlisur, teksa pozonte në korridorin e saj, kur po bëhej gati për eventin "LACMA Gucci", në Los Angeles, të shtunën.
Shtëpia e saj, të cilën ajo dhe Beni e blenë në maj të këtij viti, është e mbushur me sipërfaqe të bardha me nuanca argjendi dhe ari, shkruan DailyMail.
Nuk është hera e parë që ajo shihet në banesën e saj të madhe, vendasja e Bronxit ka bërë video në kuzhinën e saj dhe ka pozuar në dhomën e saj të ndenjes dhe në oborrin e saj me pamje nga pishina e saj gjigande.
Çifti i fuqishëm i Hollivudit bleu shtëpinë në fillim të këtij viti dhe u shpërngulën këtë verë.



