Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez shfaqen me plot stil gjatë në Santa Monica

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez shfaqen me plot stil gjatë në Santa

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë festuar fejesën e tyre duke bërë një turne në Evropë në mega-jahtin e themeluesit të Amazon, prej 500 milionë eurosh.

Por të premten, çifti shijoi qetësinë e të qenit përsëri në tokë, kur morën rrugën për në restorantin Giorgio Baldi në lagjen Santa Monica të Los Angelesit.

Bezos, 59 vjeç, tregoi aftësitë e tij xhentëlmenësh duke ndihmuar Lauren, 53-vjeçare, të zbriste nga makina e tyre, pranë hyrjes së restorantit italian.

Duke e mbajtur për dore, biznesmeni miliarder më pas e përcolli mbi trotuar, për të shkuar në restorantin e stilit të lartë.

Bezos thuhet se i propozoi Sanchezit të martohej me të, ndërsa ishte në bordin e super-jahtit të tij të ri, Koru, në maj, sipas Town & Country.

Ish-prezantuesja e “Good Day LA” tregoi gjithashtu sensin e saj të modës me taka me majë të hapura, teksa mbante një çantë elegante “clutch”.

Vetëm në javët e fundit, Bezos kishte jetuar në jahtin e tyre, përgjatë bregut të Amalfit të Italisë, i cili njëherësh ishte mikpritës i një sërë yjesh dhe elitash të tjera të pasura nga e gjithë bota.

Disa nga të ftuarit përfshinin: Bill Gates, Wendi Murdoch, Leonardo DiCaprio, Kris Jenner dhe shumë njerëz të tjerë të profilit të lartë.

EMISIONET