FOTO/ Janë ndarë apo jo? lda dhe Stivi kapen "mat" në Korçë

FOTO/ Janë ndarë apo jo? lda dhe Stivi kapen "mat" në

Pas mbarimit të spektaklit të dashurisë "Love Island", kurioziteti i njerëzve është tepër i madh për të ditur në qoftë se çiftet që u formuan po vazhdojnë apo jo lidhjen jashtë.

Një nga çiftet më të komentuar Ilda dhe Stivi, pak ditë më parë ishin në qendër të vëmendjes në media, pasi qarkulluan lajme se i kishin dhënë fund romancës së tyre, e cila nisi që në javën e parë të spektaklit.

Por lajmet mesa duket nuk janë të vërteta, pasi disa foto po qarkullojnë, ku shfaqen së bashku gjatë fundjavës.

Ata janë parë të lumtur në një nga lokalet më të frekuentuar në qytetin e Korçës, teksa shijonin dhe kërcenin tingujt e bukur të muzikës live.

Ilda ka ndarë momente në rrjetin e saj social "Instagram" nga lokali ku ndodhej, por pa zbuluar në shoqërinë e kujt ishte.

Më pas Ilda duket se ka zgjedhur që lajmet e ndarjes ti hedh poshtë duke uruar njeriun e saj të zemrës me anë të një postimi në "InstaStory" këtë të diel.

Teksa ka publikuar një foto të Stivit, ajo ka shkruar, "Happy Birthday", duke e shoqëruar postimin edhe me një emoji zemre.

FOTO/ Janë ndarë apo jo? lda dhe Stivi kapen "mat" nëFOTO/ Janë ndarë apo jo? lda dhe Stivi kapen "mat" nëFOTO/ Janë ndarë apo jo? lda dhe Stivi kapen "mat" nëFOTO/ Janë ndarë apo jo? lda dhe Stivi kapen "mat" në

EMISIONET