JANË PARË PA UNAZËN NË GISHT! Pas gati 17 vitesh, Jessica Alba dhe Cash Warren drejt divorcit

Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj, i ka dhënë fund martesës 17-vjeçare dhe ka nisur procedurat e divorcit. Nuk është ende e qartë se çfarë i bëri të merrnin këtë vendim, por ka pasur disa shenja në publik se mes tyre gjërat s’kanë shkuar mire. Cifti ka 3 fëmijë bashkë.

JANË PARË PA UNAZËN NË GISHT! Pas gati 17 vitesh, Jessica

Aktorja Jessica Alba dhe Cass Warren kanë vendosur ti ndajnë rrugët. Pas gati 17 vitesh martesë dhe tre fëmijëve, mediat shkruajnë se çifti vendosi t’i japë fund martesës ndonëse nuk janë bërë të ditura arsyet që i çuan atje.

Të dy janë parë pa unazat e martesës.

Së fundmi, Jessica mori pjesë në një festë të shtunën, përpara Golden Globes dhe nuk e kishte unazën. Edhe muajin e kaluar ajo ndodhej në një darkë në Romë me producentin Andrea Iervolino  e sërish, asnjë rreth në gisht.

Po ashtu javën e shkuar, edhe Cash u pa në Los Anxheles pa unazën në dorë.

Herën e fundit që Cash dhe Jessica u panë bashkë ishte më 10 nëntor gjatë një ndeshjeje.

Ajo postoi edhe një foto familjare javën e kaluar, por nuk është e qartë nëse është e hershme apo aktuale.

Dinamika e divorcit të tyre parashikohet të jetë mjaft interesante. Jessica arriti një sukses të jashtëzakonshëm me markën e saj, The Honest Company që vlen miliarda dollarë. Nuk dihet nëse ata kanë firmosur një kontratë paramartesore.

EMISIONET