“Ja momenti me i sikletshem gjate xhirimeve te “Njerez dhe Fate”/ Rrefehet Hilda Kertalli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 22:32

Në puntatën e sotme të emisionit “Glamour Zone”, në "Ora News", ishte influencerja, Hilda Kertalli, e cila ka qenë një ndër aktoret e filmit më të ri shqiptar, “Njerëz dhe fate 2”.
Një pjesë nga intervista:
Esteri: Cila ka qenë skena më e vështirë për t’u realizuar?
Hilda: Më e sikletshmja mund të ishte jo skena, por fakti që kisha pak funde të shkurtra. Ishte pak e sikletshme, por e harroja sepse stafi dhe aktorët ishin shumë profesionalë, kështu që e harroja që isha me funde të shkurtra dhe geta me rrjetë.

