Ja 5 gabimet që sabotojnë qetësinë tonë mendore!

Ankthi dhe nervozizmi janë dy “sëmundjet” për shumë njerëz, sidomos në jëtën moderne. Edhe pse faktorë si gjenetika, përvojat e fëmijërisë apo kimia e trurit luajnë rol të rëndësishëm, ekspertët theksojnë se edhe disa zakone të zakonshme mund ta përkeqësojnë ndjeshëm situatën.
Shpesh, i përsërisim këto sjellje pa e kuptuar ndikimin që kanë në gjendjen tonë emocionale. Nga shtyrja e detyrave e deri te mendimet negative, disa zakone të përditshme mund të ushqejnë ankthin dhe ta bëjnë më të vështirë menaxhimin e tij.
1. Shtyrja e gjërave për më vonë
Neglizhenca është një nga sjelljet që lidhet më ngushtë me stresin dhe ankthin. Sa më shumë të shtyjmë një detyrë, aq më shumë rritet presioni për ta përfunduar atë. Në vend që të largohet, ankthi zakonisht bëhet edhe më i fortë.
Ekspertët sugjerojnë ndarjen e detyrave në hapa të vegjël dhe përfundimin e tyre një nga një. Gjithashtu, heqja dorë nga perfeksionizmi mund ta bëjë më të lehtë fillimin e punës.
2. Shmangia e situatave që ju shkaktojnë stres
Instinkti i parë kur diçka na shqetëson është ta shmangim. Megjithatë, psikologët paralajmërojnë se kjo shpesh e ushqen ankthin në vend që ta zvogëlojë atë.
Kur shmangim vazhdimisht situata, vende apo njerëz që na shkaktojnë parehati, truri fillon t’i perceptojë ato si edhe më kërcënuese. Përballja graduale me frikërat është shpesh mënyra më efektive për t’i kapërcyer ato.
3. Të jetosh mes rrëmujës
Një ambient i çrregullt nuk ndikon vetëm në pamjen e shtëpisë, por edhe në gjendjen mendore. Studime të ndryshme kanë treguar se hapësirat e mbushura me sende dhe rrëmujë lidhen me nivele më të larta stresi, ankthi dhe lodhjeje mendore.
Organizimi i shtëpisë dhe krijimi i një rutine të thjeshtë pastrimi mund të sjellë një ndjenjë më të madhe qetësie dhe kontrolli në jetën e përditshme.
4. Zakonet e të ngrënit
Ajo që hamë ndikon jo vetëm në trupin tonë, por edhe në humorin dhe mirëqenien emocionale. Dietat e pasura me ushqime të përpunuara, sheqer dhe pije me shumë kafeinë mund të kontribuojnë në rritjen e ankthit.
Nga ana tjetër, një ushqyerje më e ekuilibruar, e kombinuar me hidratim të mirë, ndihmon në funksionimin më të shëndetshëm të organizmit dhe mbështet shëndetin mendor.
5. Mendimet negative të vazhdueshme
Ndoshta zakoni më i vështirë për t’u ndryshuar është mënyra se si flasim me veten. Kur dialogu ynë i brendshëm dominohet nga kritika, frika dhe pesimizmi, niveli i stresit rritet gradualisht.
Ekspertët rekomandojnë të bëhemi më të vetëdijshëm për mendimet tona dhe të përpiqemi t’i sfidojmë ato kur janë të padrejta ose të ekzagjeruara. Edhe ndryshimi i fjalorit që përdorim për veten mund të ketë ndikim pozitiv në mirëqenien emocionale.
Në shumë raste, ankthi nuk ushqehet vetëm nga ngjarjet e mëdha të jetës, por edhe nga zakone të vogla që përsëriten çdo ditë. Identifikimi dhe ndryshimi i tyre mund të bëjë një ndryshim më të madh sesa mendojmë.


