“Ishte qeveria!”/ Cardi B bën batuta pas rrëzimit në koncert (VIDEO)

“Ishte qeveria!”/ Cardi B bën batuta pas rrëzimit në

Reperja amerikane Cardi B pësoi një rrëzim të papritur gjatë koncertit të saj në Las Vegas, pjesë e turneut “Little Miss Drama”.

Në një video të filmuar nga një fans, 33-vjeçarja shihet teksa bie nga një karrige në momentin që po performonte vargjet e saj në këngën Thotiana të Blueface.

Megjithatë, ajo nuk e ndërpreu performancën – përkundrazi, vazhdoi të këndonte e shtrirë në skenë.


Fituesja e Grammy-t e kaloi situatën me batuta, duke i thënë publikut me shaka: “Ishte qeveria!” Më pas ajo kaloi menjëherë në këngën tjetër, “Pretty & Petty”.

EMISIONET