"Ishte historia e një shoku… fillova të kem të njëjtat simptoma", rrëfimi i Luiz Ejllit për sëmundjen merr përmasa thrilleri

Kryetema e rrjeteve sociale e dy ditëve të fundit, rrëfimi i këngëtarit Luiz Ejlli se vuan nga një sëmundje e rëndë, futi më tepër në konfuzion publikun mbrëmjen e kësaj të marte.
Edhe pse rrëfimi i tij ishte në vetën e parë gjatë bashkëbisedimit me moderatoren Kiara Tito, këngëtari pretendoi sonte se është historia e një shoku të tij jashtë.
"Është i vetmi njeri që besoj me gjithë shpirt. Është historia e një shoku.Vjen një moment që njeriu do të flasë dhe për njerëz të tjerë, jashtë shtëpisë, pa thënë emra.Dua ta ndihmoj se nuk ka mundësi".
Produksioni deklaroi se Ejlli ka kaluar të gjitha testet shëndetësore kur është pranuar në BBV dhe ka ribërë teste të tjera pas rrëfimit për sëmundjen, ku ka rezultuar në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Por në një moment këngëtari tha: "Pata simptoma të ngjashme me atë të mikut tim dhe më kapi frika. Nuk dua që njerëzit të më shohin nga ai Luizi që qesh, që bën batuta dhe që më pëlqejnë për lojërat e mia, në atë Luizin që e mëshirojnë."
Rrëfimi i Luizit për sëmudjen u bë në ditën e 17 të qëndrimit të tij në Big Brother Vip Albania.
Mes shumë dilemave por edhe reagimeve që kjo situatë ngjalli te banorët e shtëpisë së BBV, këngëtari më pas u nis drejt QSUT për të kryer të gjithë ekzaminimet e nevojshme shëndetësore.
Çfarë tha Kiara Tito para rrëfimit të këngëtarit
Kiara Tito: Ishte një nga rrëfimet që nuk do të doja kurrë të ishte bërë. Por e vlerësoj sepse e bëri te një njeri që e ka xhan dhe ka besim. Përballë problemeve shëndetësore bëhemi të dobët. E konsideroj një njeri shumë të fortë sepse të kesh atë problem shëndetësor dhe të buzëqeshësh nga mëngjesi në darkë nuk besoj se mund ta bëjë njeri. U preka jashtëzakonisht shumë dhe nuk po gjeja fjalë ta ngushëlloja përveçse t'ja kapja dorën dhe ta përqafoja fort.Duket sikur kishte diçka që donte të ma thoshte prej ditësh por te kjo nuk më ka shkuar mendja. Më ka tronditur shumë.
Po pas rrëfimit?
Kiara Tito: Jam shumë e tronditur dhe po më rreh zemra shumë fort. Jam në gjendje shoku.

