IRONI E FATIT/ Jepte "leksione vetëbesimi" për vajzat, "Magjistarja Liz" tradhëtohet nga partneri kur është 4-muajshe shtatzënë

IRONI E FATIT/ Jepte "leksione vetëbesimi" për vajzat,

Kur e gjithë bota e rrjeteve sociale i cilësonte si çiftin perfekt të internetit, askush nuk e priste që për pak orë gjithçka do shembej.

“The Wizard Liz”, influencuesja e famshme për vetëvlerësim dhe fuqizimin e grave, zbuloi publikisht se ishte tradhtuar nga i fejuari i saj, YouTuberi Landon Nickerson – dhe kjo pikërisht kur ajo është katër muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Në shumë story ‘shpërthyese’ në Instagram, Liz u shfaq e zemëruar, e zhgënjyer, por e qartë në vendimet e saj.

“Sa e çuditshme që intuita më bërtiste fort në këtë video”, shkroi ajo, duke iu referuar një videoje të mëparshme me Landon, ku tregonte si do ta vazhdonte jetën e saj, nëse ndonjëherë ndahej nga partneri.

“Faleminderit Zotit për atë që mësova sot. Kam kaluar gjëra më të vështira në jetë. Kjo sigurisht që nuk do të më thyejë. Gra, zgjidhni veten dhe largohuni që herën e parë.”

IRONI E FATIT/ Jepte "leksione vetëbesimi" për vajzat,

EMISIONET