Influencerja deklaroi se lindi fëmijën e 13-të të Elon Musk, por ai i ka blerë heshtjen?!

Influencerja Ashley St. Clair ka bërë një deklaratë të bujshme, duke pretenduar se ka një fëmijë me Elon Musk, të cilin e ka lindur vetëm pesë muaj më parë.
Një person i afërt i çiftit ka zbuluar se Elon Musk ka paguar për apartamentin e Ashley në qendër të Manhatanit për të siguruar që ajo të mos bëntë publike lindjen e djalit të tyre.
Në një postim të bërë ditët e fundit në X, Ashley ka shpjeguar se ka lindur një fëmijë dhe ka zbuluar se Elon Musk është babai. Ajo theksoi se kishte zgjedhur të mbante këtë informacion private për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e fëmijës, por, për shkak të mediave skandaloze që kanë tentuar të bëjnë publike këtë çështje, ajo ka vendosur të flasë.
Ajo kërkoi që mediat të respektojnë privatësinë e familjes së saj dhe të mos shkruajnë më mbi këtë temë.
Ashley gjithashtu shtoi se do të tërhiqej nga jeta publike për një kohë, për t’u fokusuar te familja e saj. Përgjigjja e Elon Musk ndaj deklaratës ishte një koment i thjeshtë: “Wow”.


