Incident apo stategji? Konkurrentja bie në pishinë gjatë sfilatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 11:34

Një moment i papritur ndodhi në “She’s on Top”, ku njëra nga modelet humbi ekuilibrin dhe përfundoi në pishinë.
Incidenti ndodhi teksa këngëtarja e njohur Ronela Hajati po performonte live pranë një pishine.
Ndërsa grupi i vajzave po sfilonin rreth skenës njëra prej tyre nuk arriti të mbante balancën gjatë ecjes dhe rrëshqiti.
Pamjet nga momenti i rënies janë bërë virale në rrjetet sociale duke nxitur komente nga ndjekësit, të cilët aludojnë se kjo ishte një strategji e konkurentes për të tërhequr vëmendje.

