"Ia bëri vetes"/ Publikoi videon në makinë pa rrip sigurimi, policia gjobit kryeministrin britanik Rishi Sunak
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak është duke u hetuar nga policia, pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit, ndërsa ishte pasagjer në një makinë në lëvizje.
Zëdhënësi i Sunak , ditën e djeshme tha se kryeministri kishte kërkuar falje për “gabimin e kryer”.
Në Britani, mos vendosja e rripit të sigurimit , gjobitet deri në 500 paund, përveç nëse ka leje për përjashtim nga rasti.
Kjo është hera e dytë që policia gjobit Sunak, ndërsa ai mban poste publike. Në gusht 2022, Sunak, në atë kohë ministër i financave, dhe ish-kryeministri Boris Johnson u gjobitën nga policia për festat e thyerjes së bllokimit të mbajtura në ambientet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.