I "zuri vendin" e punës, çfarë mendimi ka Bora Zemani për Megi Pojanin?

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, e njohur për lidhjen që ajo ka me aktorin e humorit Donald Veshaj, ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake Up", për të folur rreth natës së parë të spektaklit "Dancing Ëith the Stars".
Përveç kësaj teme, ajo është pyetur edhe për prezantuesen e re që e ka zëvendësuar në "Për’puthen", Megi Pojani.
Sipas Bora Zemanit, Megi është zgjedhja e duhur për këtë format dhe ka një stil sportiv, që sipas saj i shkon shumë.
"Megi për mua është zgjedhja e duhur për "Për’puthen", me stilin e vet të prezantimit, shumë sportive. Më pëlqen. Kur e mora vesh që do ishte ajo prezantuese më tingëlloi shumë mirë. Thashë: "Megi, super"", u shpreh Bora.

