"I thashë jam në stadium por ....", Bujar Qamili zbulon gënjeshtrën më të madhe që i tha gruas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 22:38
Një nga zërat më të bukur të muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili, së fundmi ka qenë i ftuar përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin e saj 'Glamour Zone' në TV ORA, ku foli dhe për marrëdhënien me bashkëshorten e tij.
Ester Bylyku: Cila është gënjeshtra më e madhe që i ke thënë bashkëshortes?
Bujar Qamili: Më mori në telefon dhe më pyeti 'ku je', ngaqë jam tifoz i thash që jam në stadium. Më tha: 'Nuk po dëgjoj shumë zëra'. I thash : 'Po luajnë keq, nuk po bën zë askush' (qesh).
