I afrohet për ta puthur, publikohet VIDEO ku Shqipja i kërkon Ganiut të largohet

I afrohet për ta puthur, publikohet VIDEO ku Shqipja i kërkon Ganiut

Shqipe Hysenaj, banorja e spektaklit televiziv “BBVK2”, tha mbrëmjen e së premtes në prime, se është ndjerë vazhdimisht në ankth nga Gania, pasi ai i afrohej vazhdimisht.

Sipas saj ai këtë e bënte në mënyrë provokuese.

“Sa kam marrë unë lavandarinë ky person vjen pas meje. Nuk edi se a është i fiksuar se më tha që më ka pa në ëndërr. I kam thënë Vëllaut të Madh edhe dje që nuk dua të kem kontakt me Ganinë. Dje kur po shikonim darkën e të nominuarve vazhdimisht hidhte kunja. Shikonte në mënyrë provokuese e ndjej vetën si të abuzuar seksualisht kjo ndodh kur ai pi më shumë se që duhet, më është shtuar doza e ankthit”, tha ajo.

Ndërsa në rrjete sociale është publikuar një video ku shihet Shqipja duke i thënë Ganisë që ta lërë të qetë, teksa ai i afrohet dhe e puth në kokë.

@itsbbvk Reagimi i banorëve që i shpetuan eleiminimit nga votat e publikut #bbvk2 #bigbrothervipkosova2 #klankosova #artmotion #blerando #Besi #Ylli #blero #kader #Alba #Azemi ♬ original sound - Big Brother VIP Kosova

EMISIONET