Humbi të bijën në aksident, Vangjel Tavo e kujton me fjalë të ndjera: Sot do të mbushte 24 vjeçe...

Humbi të bijën në aksident, Vangjel Tavo e kujton me fjalë

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Vangjel Tavo kujton vajzën e tij që sot do mbushte 24 vjeçe por jeta ju pre në mes pas një aksidenti automobilistik.

Tavo shkruan se: “Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt…

Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi!

Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le…

Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im!

Vangjel Tavo dhe familja”.

EMISIONET