Hoxha: Vera iku, por kujdesi për lëkurën vazhdon. Ja si të trajtohemi gjatë vjeshtës dhe ingredientët për rikuperimin

Me ardhjen e vjeshtës, rutina e kujdesit për lëkurën gjithashtu ndryshon, pasi lëkura ka nevojë për produkte më ushqyese, për ta mbrojtur atë nga ndryshimet klimatike dhe për ta mbajtur atë të hidratuar.

Për të kuptuar më shumë se si mund ta trajtojmë lëkurën në këtë periudhë tranzicioni midis sezonit të nxehtë dhe dimrit të ftohtë e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte farmacistja Brunilda Hoxha.

“Në këtë periudhë edhe vetë lëkura tregon që është më e tharë mbas pushimeve dhe kur ajo thahet vrazhdat shtohen. E kemi lëkurën më të vrarë nga dielli pas pushimit, e kemi me më shumë njolla apo quka.

Dhe tani është rasti që të merremi me këtë pjesë përmes kremrave që të bëjnë hidratimin me vitaminë C.

Kremrat duhet të jenë pak më të trashë, pak më të plotë dhe me fosfolipide apo ngjyrat e mira që rekuperojnë dhe ngjyrat e lëkurës.

Dhe për këtë duhet të bëjnë rregullimin e barrierave të lëkurës për ta pasur atë më të shëndetshme. Dhe më pas lëkura rimerr atë shkëlqimin e saj, ingredientët me vitaminë C bëjnë hipermentimin dhe lëkura zbardhet.

Vitamina C është ingredienti kryesor për rikuperimin e lëkurës, është dhe acidi hilerionik që ka efektin e thithjes së lagështirës së ambientit në lëkurë. Kolagjeni po ashtu është i nevojshëm”, u shpreh ndër të tjera farmacistja Brunilda Hoxha.  

Hoxha: Vera iku, por kujdesi për lëkurën vazhdon. Ja si të

KËSHILLAT E DERMATOLOGËVE

Produktet duhet të jenë delikatë në mënyrë që të mos irritojnë shumë lëkurën, tashmë të sulmuar nga ndryshimi i klimës, ndërsa kremrat duhet të jenë të butë dhe të lëngshëm për të krijuar një efekt mëndafshi.

Në këtë periudhë tranzicioni midis sezonit të nxehtë dhe dimrit të ftohtë, pastrimi i thellë i lëkurës do t’ju ndihmojë të eliminoni qelizat e vdekura.

Nëse nuk përdorni një eksfoliant, rreziku është që me të ftohtin, të krijohen çarje dhe lëkura nuk do të jetë homogjene ose e lëmuar.

Hidratimi është një tjetër hap i domosdoshëm. Kremi hidratues nuk duhet të mungojë kurrë, dhe nëse gjatë verës keni përdorur një krem të lehtë dhe të freskët, gjatë kësaj stine duhet të përdorni një produkt që rregullon nivelin e duhur të hidratimit, duke qetësuar çdo skuqje të shkaktuar nga ndryshimi i klimës dhe temperaturat e ulëta.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME FARMACISTEN BRUNILDA HOXHA

EMISIONET