Horoskopi 15 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 15 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Ju do e keni shumë të lehtë ti shprehni ndjenjat tuaja partnerit. Beqarët po ndikohen nga ish të dashurit, por do të gjeni forcën ti hiqni nga jeta juaj. Shëndeti është mirë por jeni disi të stresuar. Projekti që keni në punë do të përparoj.

Demi

Jeni duke u përkushtuar më shumë partnerit, pasi kohët e fundit e keni marrë shumë të mirëqenë. Beqarët ndodhen në një hapësirë të hapur që as vetë nuk e dinë se ku ndodhen. Në karrierë dëshironi të bëni emrin tuaj të famshëm por duhet të dyfishoni punën.

Binjakët

Nuk do të jeni afër partnerit sot pasi ai do të jetë duke u marrë me punë të ndryshme. Beqarët do të bëjnë ndryshime në beqari. Duhet të dini që jo çdo kontratë pune mund të jetë afatgjatë.

Gaforrja

Duhet të sqaroni problemet që keni me partnerin, në të kundërt situata do të jetë jo e mirë.  Beqarët do të takojnë shumë njerëz por asnjëri nuk do i hyjë në sy. Eprorët tuaj ju besojnë verbërisht dhe kjo ju vë në avantazh të  madh.

Luani

Marrëdhënia juaj është në një situatë shumë të mirë. Beqarët do të argëtohen pafund duke shfrytëzuar çdo mundësi. Ndiheni shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht pasi gjërat janë siç duhet. Duhet të sforconi veten që ana juaj profesionale të jetë siç duhet.

Virgjëresha

Mos ndërmerni veprime të panevojshme që mund të shkatërrojë lidhjen tuaj. Beqarët po ndihen të qetë pas një kohe të gjatë stresi. Ndihmoni veten tuaj duke u fokusuar tek shëndeti. Energjitë tuaja pozitive do ju ndihmojnë që puna të ecë më mirë.

Peshorja

Ju jeni në një marrëdhënie me parime dhe kritere shumë të mira. Beqarët janë në proces lidhje por kjo nuk do të thotë se ju nuk do të shihni persona të tjerë. Ju po punoni për karrierën tuj por jo kur bëhet fjalë për komunikimin.

Akrepi

Dielli po i jep shkëlqimin e dëshiruar marrëdhënies tuaj dhe çdo gjë po shkon siç duhet. Beqarët kanë takime të shumta dhe me siguri ato do të ndikojnë pozitivisht tek ju. Duhet të 'karikoni bateritë tuaja' që të funksiononi siç duhet. Në punë jeni shumë premtues.

Shigjetari

Ju dhe partneri juaj e doni shumë njëri- tjetrin dhe mundoheni të argëtoheni me njëri- tjetrin. Beqarët e kanë shumë të shenjtë lirinë e tyre dhe nuk lejojnë askënd ta kufizojë.  Në punë mund të nënshkruani disa kontrata të rëndësishme.

Bricjapi

Do t'ia shprehni pafund dashurinë partnerit tuaj dhe do të merrni po të njëjtën gjë në këmbim. Keni bërë një listë me pritshmëritë e partnerit që dëshironi, por nuk e di sa do të plotësohen. Një projekt i juaji u ka ndenjur në pluhur për disa kohë dhe është koha ta përditësoni.

Ujori

Çiftet do të thellojnë marrëdhënien e tyre që ajo të avancohet më shumë. Beqarët do të nisin një miqësi të mirë me dikë por asgjë më shumë. Nëse punoni në sistemin e drejtësisë komunikimi juaj do ju favorizojë shumë.

Peshqit

Në një marrëdhënie çfarë nuk mund të ndodhë, po ajo që ju duhet të bëni është të  mos e vështirësoni më shumë. Beqarët do të jenë duke kryer takime shumë dinamike. Falë gjumit ndiheni më të ringjallur. Besoni në vetë dhe në krijimin e mundësive të reja.

EMISIONET