Homazh për regjisorin ikonik franko-zviceran Jean-Luc Godard/ Publikohet traileri i parë i filmit "Nouvelle Vague"

Traileri i parë për filmin e ri të Richard Linklater "Nouvelle Vague" është publikuar, pas premierës së tij në Kanë të shtunën, më 17 maj. Filmi është një homazh për regjisorin ikonik franko-zviceran Jean-Luc Godard. Në klipin e shkurtër, Guillaume Marbec luan rolin e Godardit të ri gjatë xhirimeve të filmit legjendar "Breathless" në rrugët e Parisit. Filmi pritet të dalë premierë në kinema më 8 tetor.
Duke ruajtur të njëjtën estetikë kinematografike bardh e zi të filmit origjinal ikonik, me regji nga David Sabille, "Nouvelle Vague" tregon historinë e krijimit të "Breathless" në stilin dhe frymën e Godard, me një skenar nga Vince Palmo, Michèle Halberstadt, Laetitia Masson dhe Holly Gent.
Krahas protagonistes franceze janë Zoe Deutsch dhe Aubrey Dallin në rolet e Jean Seberg dhe Jean-Paul Belmondo respektivisht. Figura të tjera historike të Valës së Re Franceze që shfaqen në film përfshijnë François Truffaut, Suzanne Schiffman, Claude Chabrol, Agnès Varda, Jean Cocteau, Eric Rohmer dhe Jacques Rivette.
Kasti përfshin gjithashtu Paolo Luka Noé, Alix Bénézech dhe Jade Phan-Gia. Filmi është xhiruar në një kuadër katror prej 1:33:1, ashtu siç u xhirua edhe filmi "Breathless" në vitin 1959. Ai përshkruhet si një "komedi", por edhe një "letër dashurie" për Valën e Re Franceze dhe figurat e saj kryesore, sipas World of Reel. Prodhimi është nga Michèle Halberstadt dhe Laurent Pétin. Sipas "Deadline", pas premierës botërore në Seksionin e Garës, filmi u duartrokit nga publiku në Palais, me ovacionet në këmbë që zgjatën 11 minuta.

