HAPËSIRË/ Zbulohet një super-Tokë e re shkëmbore e jetueshme

Një superTokë e re, më pak se 20 vite dritë larg sistemit tonë diellor, po ringjall entuziazmin e astronomëve për kërkimin e planetëve potencialisht të banueshëm, shkruan corriere.it.
E quajtur ”GJ251c”, ajo orbiton rreth një ylli të kuq në yjësinë Lynx dhe shtrihet në të ashtuquajturën “zonë e banueshme”, rajoni ku temperaturat mund të mbështesin ujë të lëngshëm në sipërfaqe.
Zbulimi u njoftua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish duke përdorur dy nga spektrografët më të përparuar në botë, Habitable-Zone Planet Finder (në teleskopin Hobby-Eberly në Teksas) dhe Nieid, të instaluar në Observatorin Kombëtar Kitt Peak në Arizona.
Analiza e të dhënave të kombinuara zbuloi lëkundjet e vogla të yllit të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e një planeti me rreth katër masa të Tokës, me një orbitë 54-ditore.

