Halilaj: Anëtarësimi në BE është një nga faktorët kyç për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri
Opinionistja Helena Halilaj, e ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ndau mendimet e saj mbi fenomenin e emigrimit të të rinjve shqiptarë, arsyet që i shtyjnë të largohen dhe faktorët që mund t’i motivojnë të qëndrojnë në vend.
Gjatë diskutimit, Halilaj u shpreh se emigrimi nuk ka përmbushur gjithmonë pritshmëritë e atyre që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Shqipërisë.
Sipas saj, shumë emigrantë e pranojnë se kushtet e jetesës në Shqipëri kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Duke folur për mënyrat se si mund të frenohet largimi i të rinjve, ajo theksoi rëndësinë e integrimit europian të vendit, duke e konsideruar anëtarësimin në Bashkimin Europian si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e brezit të ri.
Sipas Halilajt, anëtarësimi në BE do të sillte më shumë mundësi zhvillimi, standarde më të larta jetese dhe një perspektivë më të qartë për të rinjtë, duke ndikuar pozitivisht në vendimin e tyre për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

