Gwyneth Paltrow pranon hezitimin për skenat intime me Chalamet

Gwyneth Paltrow pranon hezitimin për skenat intime me Chalamet

Gwyneth Paltrow ka pranuar se ka ndjerë njëfarë sikleti para xhirimit të skenave romantike me kolegun e saj shumë më të ri, Timothee Chalamet, në filmin e ri "Marty Supreme".

Ajo tha se diferenca e madhe në moshë fillimisht i dukej e çuditshme, por në fund gjithçka shkoi më mirë nga sa priste dhe xhirimet rezultuan të qeta e profesionale.

Paltrow theksoi se kishte pak nervozizëm pasi nuk kishte realizuar skena të tilla prej kohësh, por përvoja doli të ishte komode.

Ajo e lavdëroi Chalamet si shumë të lehtë për t’u punuar, brilant, të përkushtuar dhe të sigurt në vete.

Sa i përket reagimit të fëmijëve të saj, djali Moses u ndje shumë në siklet nga skenat romantike të nënës së tij, ndërsa vajza Apple i pa ato ndryshe dhe madje e quajti nënën e saj 'më cool'.

Aktorja shpjegoi gjithashtu se skenat e dashurisë në film nuk janë romantike siç duken për publikun, por shumë mekanike dhe të ngjashme me një koreografi teknike mes aktorësh.

Filmi "Marty Supreme" zhvillohet në New York-un e viteve 1950 dhe ndjek historinë e Marty Mauser, një shitës këpucësh me ambicie të mëdha në pingpong, i cili përfshihet në një marrëdhënie të ndërlikuar me një ish-aktore dhe bashkëshortin e saj të fuqishëm.

 

EMISIONET