Gruaja kupton se burri e tradhëton kur sheh se pajisja në shtëpi i kishte regjistruar kur ishin bashkë

Pajisjet teknologjike shpesh regjistrojnë atë se çfarë ne themi.
Një gjë e tillë ka ndodhur dhe tek një çift në SHBA ku gruaja ka kuptuar se burri e tradhëtonte vetëm nga bisedat e regjistruara nga pajisja.
Jessica Loëman postoi një video në Tik Tok , e cila është parë nga mbi 5 milionë njerëz deri më tani, në të cilën ajo zbuloi se si e kuptoi se partneri i saj po e tradhtonte.
Në video shohim vajzën duke folur për asistentin virtual që ka në shtëpi dhe sesi zbuloi tradhtinë përmes tij.
Kjo është Alexa e Amazon, e cila në thelb është një altoparlant që pranon komanda të thjeshta nga përdoruesi dhe i ekzekuton ato. Ndër funksionet e tjera të tij është edhe një tjetër, për të cilin pak njerëz dinë. Pajisja mund të regjistrojë biseda kur përdoruesit janë afër saj.
Dhe kështu Xhesika zbuloi se partneri i saj po sillte në shtëpi një grua tjetër ndërsa ajo ishte larg.
Ndërsa redaktonte historinë e saj në aplikacionin amazon të Alexa, Jessica hasi në një dritare të historisë së bisedave për të cilën ajo nuk ishte në dijeni. Kur dëgjoi regjistrimet u trondit, pasi partneri i saj po fliste me një grua të panjohur.
"Kështu kuptova se i dashuri im po më tradhtonte. Unë as nuk e dija që Alexa mund t'i regjistronte këto biseda,” ka shkruar vajza në mbishkrimin e videos me shumë nga ndjekësit e saj duke theksuar se edhe ata nuk ishin në dijeni të kësaj veçorie. Të tjerë, megjithatë, pranuan se kështu mësuan edhe për tradhtinë në lidhjen e tyre.
“Të gjithë do të blejnë Alexa për dhuratë”, shkroi me humor një përdoruese. “Pikërisht kështu kuptova se im shoq po më tradhtonte," tha ajo.

@jessicalowman1 #EndlessJourney #cheatersgettingcaught #alexa #exboyfriend #liar #cheatingboyfriend #alexacaughtyou ♬ original sound - Jessica Lowman

