“Gjesti e PËRDOR Eglin, i ka dhënë shpresa për lojë” Arsida BBVA zbulon çfarë ndodh në momentet e “pa transmetuara”

Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVA4”, Arsida Çerpja ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ku zbuloi emrin e banorit që sipas saj ka bërë lojë me pjesën e ndjenjave.

Një pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cili nga konkurentët e ka bërë vetëm për lojë këtë pjesën e ndjenjave, nuk ka qenë aq I përfshirë emocionalisht apo I dashuruar?

Arsida Çerpja: Mendoj se Gjesti. E ka mbajtur lojën sepse I interesonte, me pjesën e Eglit .

Ester Bylyku: I ka dhënë shpresa?

Arsida Çerpja: Po, Egli nuk është aq budallaqe sa ta kap një person me zor siç duket në video. Mendoj se Gjesti ka luajtur me këtë ‘tërhiq e mos e këput’. Kur ajo I largohej, e dinte që I duhej dhe vazhdonte ia jepte atë ‘jo po shiko, jo po se kështu…’, kur e kishte e linte sepse nuk I interesonte. Nuk ka luajtur një strategji të fshehur.

 

EMISIONET