Gentian Zenelaj bën deklaratën e fortë: Artistët nuk janë ata që patë në BBV
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 23:52

Aktori i humorit Gentian Zenelaj njihet për qëndrimet e tij në rrjet sidomos kur bëhet fjalë për çështje të artit, ku edhe vetë është i përfshirë.
Së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik “Merre Me Long” në Top Albania Radio ai i ka mëshuar faktit që artistët e vërtetë nuk janë ato që të gjithë pamë dhe stërpamë në “BBV”.
“Duhet t’ju tregojmë shqiptarëve që thellë-thellë artistët nuk janë ata që panë në 'Big Brother'. Jemi më të mirë se aq,”-është shprehur ndër të tjera Genti.