Genardi gati për ndryshim të madh, kërkesa ndaj Kryeministrit po i habit të gjithë

Emri për Presidentin e ri po diskutohet në çdo tavolinë politike por jo vetëm, edhe brenda familjeve të çdo shqiptari.

Këtë hall e ka zënë edhe Genardin, i cili ka një kërkesë shumë të veçantë drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku kërkon t’a bëjë President të ardhshëm.

Përpos kësaj, kërkon edhe punësimin e Sonidës, motrës së tij,  te burimet njerëzore, pasi ajo ka aftësinë për të zgjedhur njerëzit e duhur e të aftë për të qenë një ekip i mirë.

Si duket Genardi i ka ndarë me veten e tij të gjitha, kështuqë ngelet vetëm përgjigjja e Kryeministrit.

Dajana: Genard dy pyetje kam; Pse ti President dhe Sonida një “copë” zyrtare e burimeve njerëzore? Se më duket një disnivel dhe një ndarje drastike.

Genardi: Nëse do të kishte zv.President Shqipëria si në Amerikë, unë do të vija Sonidën. E di pse e dua drejtoreshë të burimeve njerëzore? Sepse më përzgjedh njerëzit dhe ajo është shumë selektive, madje i peshkon njerëzit shumë mirë. Ajo do më përzgjedhë stafin me të cilin do të punoj.

Dajana: Pyetja e dytë është; Do merrje shpatën dhe do luftoje me rusët?

Genardi: Dmth unë do të hipja në kalin e Skënderbeut do merrja shpatën e tij dhe do luftoja me rusët si një herë e një kohë. Do isha i gatshëm të luftoja kundër rusit qoftë edhe me shpatë, sfurk apo mitraloz, automatik apo pistoletë.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

EMISIONET