Gazetarja flet për industrinë e eskortave, personazhet Vip më të paguarat
Industria fitimprurëse e eskortave është një histori tashmë "moderne", që nga prostitucioni.
Gazetarja Aida Topalli, e ftuar për një intervistë për "MCN", tha se bazuar nga vëzhgimet e saj si gazetare, ka parë se ekzistojnë edhe protalet, të cilat merren me porositjen e eskortave.
Sipas saj, çmimet shkojnë nga 100-1000€.
"Sot prostitucioni ka evoluar, nuk ke më prostituta që të rrinin aty te rruga, por tani i gjen në tavolina, në lokale.
Tani ka edhe portale apo faqe portalesh ku janë të aksesueshme. Ka vende të caktuara në kryeqytet ku mund të gjenden lirisht.
Ka raste kur vajzat nuk janë te portali dhe bëjnë "deal" vetë. Çmimet në ato portale vendosen nga 100€ për gjysmë ore, deri në 300€ deri në dy orë.