Gazetarët e sportit vlerësojnë 2023 si vitin e shqiptarëve: Mund të raportosh bukur, por kur humbet Shqipëria s’ka vlerë
Gazetari dhe moderatori i emisionit sportiv “Ora Sport” Altin Sulçe vlerësoi vitin që lamë pas si vitin më të mirë për sportin shqiptar.
“Unë kam 12 vite këtu te Ora, por viti 2023 ka qenë “Top Year”, sepse është një kombinacion perfekt i rezultateve sportive dhe impenjimeve gazetareske nga fusha, lidhje direkte me mediat e huaja e orë pa fund transmetimi dhe kur të vjen rezultati ku nakatosen më së miri të gjitha këto bashkë, atëherë ti jep një produkt shumë të mirë.
Sepse ti mund të raportosh bukur, por Shqipëria ka humbur dhe kjo që thua më pas bie e tëra”, theksoi Sulçe.
“Tani e ndjej Kombëtaren – është një nga shprehjet e mia që ka bërë më shumë bujë, nuk e di pse, por viti 2023 padyshim ishte një ndër vitet më të mira jo vetëm për sportin, por edhe nga ana ime personale.
Ku kam arritur shumë gjëra që i kisha për t’i bërë, dhe shpresoj që 2024-ta të jetë një vit akoma më i bukur”, u shpreh prezantuesja e emisionit të Sportit, Dorisa Keçani.
“Tani dëshira është që ne të shkojmë personalisht në Gjermani por të ndjekur Euro2024, rezervimet janë bërë, tani të shpresojmë, por patjetër që një pjesë e treshes tonë do jetë atje”, u shpreh gazetari i sportit Drilon Xhepollari.

