FUND I NJË EPOKE/ “And Just Like That” do të mbyllet pas sezonit të tretë

FUND I NJË EPOKE/ “And Just Like That” do të mbyllet pas

Një nga serialet më të dashura dhe më të diskutueshme të kohëve të fundit, “And Just Like That”, do të mbyllet pas sezonit të tretë.

Kompania filmike e prodhimit të serialit, konfirmoi se ribotimi i famshëm i Sex and the City po i jep fund udhëtimit të tij televiziv, pas më shumë se dy dekadash nga premiera e origjinalit.

Seriali komedi-dramë, ndjek romancat dhe jetën e Carrie Bradshaw dhe shoqeve të saj në të pesëdhjetat në Nju Jork.

Aktorja Sarah Jessica Parker, e cila luan rolin e Bradshaw, ndau një montazh fotografish nga të dy serialet, duke shtuar se personazhi kishte "dominuar zemrën e saj për  27 vjet.

Ajo tha se “And Just Like That” “ishte gjithë gëzim, aventurë ndërsa shpreson  që fansat ti duan edhe dy  episode të fundit aq sa i duam të gjithë.

Ndërsa fundi nuk ishte pa kritika nga fansat. Kritikët folën për rënie të audiencës.

Ndërsa shumë të tjerë thanë se kompania filmike zgjodhi personazhe të rinj që nuk bën jehonë te publiku, e shumë fansa u shprehën se nuk donin ta shihnin fundin, por vetëm përmirësimin e tij.

Seriali mbetet një ikonë kulturore. Ndërsa mediat shkruajn se dy episodet e fundit do të transmetohen së shpejti. Për shumë fansa të tjerë ky nuk është thjesht fundi i një seriali, por ndarja nga një kohë që jetoi bashkë me ta.

EMISIONET