Frederik Ndoci humb njeriun e shtrenjtë, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

Frederik Ndoci humb njeriun e shtrenjtë, dedikimi prekës i artistit

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoci ka shkruar një dedikim të ndjerë, ku mes rreshtash shpreh dhimbjen e madhe që e ka kapluar pas kësaj ngjarjeje.

Postimi i plotë:

U fik flaka e shpirtit te Mames.

Poetet heshtin.

Vargu qorrohet.

Muza ka kthye shpinen.

vallzon me jeten cikli i saj…

Mortja fshin kosen.

Zogu s’cicron.

Nji flutur ka qysh ne mengjez

qe e ka zan gjumi mbi nje lule.

Kembanat e Hideshaim

i ndigjoj gjer ketu ne Tirane

Baba buzqesh krah hap.

Por e para i ka dal

Nana e saj Lula

me Violeten perdore…

Prela Martini Gjoni Frani Leci te heshtun

si kostandin

Qe presin buzqeshjen e Doruntines.

Po gezohet Parajsa

E ketu ferri mbretnon ne zemrat tona.

Rita trafiqeve te botes.

Juli infermjerja psikologja vajza e pleqnis…

Un ulu e bjer njii nat te tane ne krevat

Tuj kerkue gjumin e paqte…

Se ku ish struke…

Telefoni

Juli me syt e fikun

si gravurave te Ave Marias

Arrin te shqiperoj “u fik qiri MAM”

…nuk qame as njeni as tjetri…

Per disa sekonda sikur te ishim ne gare..

Kush do duket ma i permbajtun.

Kjau natyra sepse nje shi filloi…

Mori me vehte edhe lotet tan..

Me krye ulur borxhli i varfer

Jetim tashma

Sot Shpetuem prej borxhit te saj.

Qe asnji femij sa do u mundue mbet perjetsisht borxhli

Sepse nuk mujt me ia la ndonji her

nanes mundin e Saj.

EMISIONET