Franka Ikonomi: Dështimi, burim për t’u ringritur

Motivimi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë, është frymëzim që bën gjithësecilin prej nesh të ecë para me forcat e tij dhe duke mos u ndikuar nga askush.

Të jesh një folëse motivuese do të thotë të kesh një ndikim shumë të madh tek njerëzit që na ndjekin dhe na dëgjojnë me vëmendje.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Franka Ikonomi rrëfeu më shumë për eksperiencat e saj lidhur me motivimin dhe rastet e suksesshme që ka pasur të bëjë.

Njeriu në jetë kalon shumë trauma. Ikonomi thotë se traumë për një fëmijë të vogël  është edhe kur ai bën një pikturë të thjeshtë mbi një letër dhe prindërit e tij pa dashur nuk e pëlqejnë at

Franka Ikonomi: “Traumë për një fëmijë të vogël  është edhe kur ai bën një pikturë të thjeshtë mbi një letër dhe prindërit e tij pa dashur nuk e pëlqejnë atë, kjo gjë atij i kthehet në traumë dhe mbase mund të zgjasë për një periudhë kohore realitivisht të gjatë”.

Ikonomi thotë se të shumtë janë edhe personat të cilët vuajnë nga ankthi dhe kjo gjë sa vjen e më shumë po rritet. Një këshillë që jep Franka për persona që vuajnë nga kjo është që të shikojnë përpara dhe në mendjen e tyre të mbizotërojnë vetëm mendime pozitive.

"Një tjetër gjë mjaft e rëndësishme është edhe dështimi pasi njerëzit të cilët dështojnë në jetë kanë një motiv më shumë për tu ringritur, pra dështim do të thotë rilindje nga e para", shpreht ajo.

EMISIONET