FOTO+VIDEO/ Ndodhi sonte, fenomeni i “Hënës së përgjakur” shfaqet edhe në Shqipëri

Nga njëra anë, Dielli, nga ana tjetër, Hëna. Në mes, Toka, të rreshtuar në mënyrë të përkryer. Rezultati: një eklips i plotë hënor, një ngjarje që ndodh kur Hëna hyn tërësisht brenda hijes së planetit tonë.

FOTO+VIDEO/ Ndodhi sonte, fenomeni i “Hënës së

Po ndodh këtë diel dhe do të jetë e mundur të shihet edhe nga Shqipëria. Ndryshe nga hera e fundit – 16 maj 2022 – nuk duhet të ketë probleme për shkak të reve.

Më konkretisht, sytë duhet të kthehen nga qielli sapo të lindë sateliti ynë, rreth orës 7:30 të mbrëmjes. Hëna do të jetë tashmë pjesërisht i eklipsuar.

FOTO+VIDEO/ Ndodhi sonte, fenomeni i “Hënës së

Momenti më mbresëlënës ndodh në orën 20:20 kur Hëna do të errësohet plotësisht. Fenomeni do të përfundojë pak para orës 23:00, kur sateliti të dalë nga hija.

FOTO+VIDEO/ Ndodhi sonte, fenomeni i “Hënës së

Si gjithmonë në këto raste, gjatë fazës totale të eklipsit (por edhe gjatë fazës së avancuar të pjesshme), Hëna do të marrë një ngjyrë karakteristike dhe elegante bronzi: prandaj është edhe emri “Hëna e Kuqe”.

VIDEO - NDIQENI LIVE FENOMENIN QIELLOR NE BOTE

EMISIONET