FOTOJA e meteorit të parë në qiellin e Tiranës: Gëzuar festat me këtë fishekzjarre kozmike

Studiuesja Mimoza Hafizi ka publikuar në faqen e saj zyr6tare në rrjetet sociale foton e meteorit të parë në qiellin e Tiranës, që kapi kamera “Fripon”.
JA ÇFARË THOTË HAFIZI
Kjo është fotoja e meteorit të parë në qiellin e Tiranës, që kapi kamera jonë Fripon.
Shumë e bukur!
Dikush mund ta shohë si bartës sinjalesh të mira nga qielli. Pse jo! Në botën tonë të larmishme, kushdo mund të argëtohet sipas shijes së vet të lirë.
Kurse ne që instaluam kameran në tarracën e Fakultetit të Shkencave, gëzohemi se ajo po bëhet anëtare dinjitoze e një rrjeti të gjerë europian. Ai ka për qëllim të "administrojë" gurët që na bien nga qielli.
Janë të çmuar për shkencën, për njohjen e origjinës sonë, nga vijmë e për ku jemi nisur.
Gëzuar festat me këtë fishekzjarre kozmike!


