FOTO/ “Zbërthehet” partnerja e Cassanos: Urrej të shikoj të njëjtat fytyra. Reality Show? Iu them se…

FOTO/ “Zbërthehet” partnerja e Cassanos: Urrej të shikoj

Carolina Marcialis, partnerja e ish-sulmuesit të njohur, Antonio Cassano është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Bukuroshja e njohur nuk heziton të tregohet e hapur me fansat në Instagram, ku shpeshherë u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Së fundmi, një prej ndjekësve të saj kurioz, e ka pyetur se përse Marcialis konsumon kafe çdo ditë në vende të ndryshme.

“Unë shpesh ndërroj lokalet sepse nuk duroj të shoh gjithmonë të njëjtat fytyra” – u përgjigj ajo.

Një tjetër fans e pyeti për mundësinë që 33-vjeçarja të bëhet pjesë e ndonjë Reality Show. “Reality show? Varet se ku” – shkruan Marcialis.

Në Instagram, Carolina numëron 198 mijë followers, ndërsa ka zgjedhur të ndjekë vetëm 1828 prej tyre.

Cassano dhe gruaja e tij janë njohur në vitin 2008, periudhë në të cilën ish-lojtari luante për Sampdorian. Më pas, pjesa tjetër është histori…

EMISIONET