FOTO/ Tuna dhe Cozman në momente intime gjatë koncertit
Këngëtarët shqiptar, Tuna Sejdiu dhe Cozman, prej disa muajsh janë rikthyer së bashku në muzikë.
Para gjashtë muajsh më dyshja sollën një bashkëpunim të quajtur "I huj", i cili u pëlqye nga publiku.
Rikthimi i tyre në anën profesionale bëri që të ketë dyshime të shumta, pasi dikur kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në shoëbizin shqiptar.
Veç kësaj, dyshja gjatë gjithë verës kanë qenë të angazhuar me koncerte përreth trojeve shqiptare.
Duket se ky bashkëpunim po vazhdon akoma dhe se ata po vazhdojnë me mbrëmje nëpër vende të ndryshme.
Në një koncertin e fundit, ish-çifti u panë në disa momente intime teksa po interpretonin para një audience të madhe.
Këto pamje morën vëmendje të madhe e u shpërndanë menjëherë nëpër platforma sociale.