FOTO/ “Të shohin si kërcënim”- Iu fshi kënga nga ish-menaxheri, Tayna: Prindin s’e kam mirë...

FOTO/ “Të shohin si kërcënim”- Iu fshi kënga nga

Reperja Tayna nuk i ka raportet mirë me ish-menaxherin e saj Rinor Hykollin, pasi ky i fundit i fshiu këngën nga kanali në “YouTube”.

Sot Tayna ka reaguar prapë në një ‘Instastory’ duke thënë që kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendon që ishte burrë.

Artisja gjithashtu është shprehur që nga ai projekt nuk ka marrë asnjë para dhe se ka publikuar atë këngë për shkak të fansave që i kanë shkruar për tu rikthyer në muzikë. Po ashtu, Tayna pranon se njërin prej prindërve nuk e ka në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është shumë e vështirë me qenë grua në këtë planet e sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di çka të them tjetër, veç ai tuten Zotit këta njerëz?”, ka shkruar ndër të tjera reperja.

FOTO/ “Të shohin si kërcënim”- Iu fshi kënga nga

EMISIONET