FOTO/ Shkalla “pushtohet” nga trëndafilat - Festa luksoze e Luana Vjollcës shkakton pakënaqësi tek “komshinjtë” e pallatit

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen e saj në një atmosferë luksoze e të mbushur me dashuri.
Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca, ka festuar këti ditë datëlindjen e saj të 30-të. Ajo organizoi një festë të veçantë me miqtë dhe familjarët në atë që konsiderohet viti jubilar.
E ndërsa nuk ka munguar edhe organizimi i një atmosfere luksoze, festimet e kësaj të fundit duket se kanë shkaktuar irritim.
Faqja e njohur “Lolita” teksa ka publikuar pamjet nga “pushtimi i korridorit të pallatit nga lulet e sjella për Luanën, i kujton kësaj të fundit se hapësirat e përbashkëta të pallatit nuk janë për qejfe personale dhe as për shfaqje luksi.
JA REAGIMI I LOLITËS

Luana Vjollca u bëftë 100 vjeç, por korridoret e pallatit nuk janë skenë koncerti, as sallon dekorimi me trëndafila.
Ambientet e përbashkëta nuk janë për qejfe personale dhe as për shfaqje luksi.
Pse duhet të impononi tek të tjerët çështjet e dukjes suaj?

