FOTO/ Sara merr vajzën në Gjermani, reagon mamaja e Ledrit: Hajdeni nesër...

Prej disa kohësh lajmi që po zien kudo nëpër mediet rozë është se Sara dhe Ledri nuk janë më bashkë.
Direkt pas këtyre lajmeve, Sara u largua me të bijën, Poem Blu, drejt Gjermanisë, duke iu bashkuar familjes së saj, ndërsa Ledri nuk duket gjëkundi.
Mirëpo prindërit e këtij të fundit nuk janë treguar kaq të qetë. Xheraldina, e ëma e Ledrit, ka postuar në rrjetin social "Instagram", disa momente nga biseda "videocall" me Poin, por ajo që bie në sy janë ato që ajo shkruan në këto foto.
Xheraldina shkruan se Poem Blu, e ka marrë malli për gjyshërit dhe dëshiron t'i takojë e përqafojë.


