Roza Lati 'i vë flakën' Instagramit: Ka edhe një plumb të fundit me shti

Roza Lati, moderatorja e dashur për publikun shqiptar, ditët e fundit ka postuar setin e saj fotografik më të ri, me fotot që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.
Krahas fotove, Roza shkruan se po përgatitet për një projekt të ri, që e ka titulluara "Billionaire" (miliardere).
Ajo gjithashtu ka shkruar se, 'ka edhe një plumb të fundit me shti', duke na bërë kuriozë, se për çfarë plumbi e ka fjalën.

Moderatorja e njohur nëpërmjet postimeve të vazhdueshme ka lënë të nënkuptohet se po përgatitet për një projekt të ri, të cilin nuk e ka zbuluar ende.

Kujtojmë se Roza Lati moderon emisionin Why Not, në Rtv Ora çdo të dielë.


