FOTO/ Rita Ora apo Marilyn Monroe? Këngëtarja e famshme surprizon me pamjen e saj

FOTO/ Rita Ora apo Marilyn Monroe? Këngëtarja e famshme surprizon me

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka befasuar ndjekësit me një performancë surprizë, të cilën e ndau përmes disa fotografive mahnitëse në “Instagram”.

FOTO/ Rita Ora apo Marilyn Monroe? Këngëtarja e famshme surprizon me

Artistja, e njohur për stilin dhe energjinë e saj skenike, ka sjellë një version të ri të këngës së fundit, “All Natural”, duke ndezur kureshtjen e fansave për projektet që pritet të publikojë së shpejti.

“Performancë surprizë! E adhuroj këtë version të ri të ‘All Natural’”, ka shkruar ylli i muzikës në përshkrimin që shoqëronte fotot.

Në imazhet e publikuara, Rita shfaqet me një pamje frymëzuar nga eleganca klasike e viteve ‘50 — me flokë të valëzuar, grim të rafinuar me ‘eyeliner’ të theksuar dhe buzë rozë të buta.

FOTO/ Rita Ora apo Marilyn Monroe? Këngëtarja e famshme surprizon me

Veshja e saj ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ndjekësve: një mantel i zi elegant, i kombinuar me geta ngjyrë vjollcë të ndezur dhe këpucë me taka të larta, që theksojnë stilin e saj të veçantë e modern.

Këngëtarja po shijon suksesin ndërkombëtar të këngës “All Natural”, e cila është pritur ngrohtësisht nga publiku dhe kritika.

Ndërkohë, fansat mbeten në pritje të albumit të katërt, që pritet të shënojë një tjetër etapë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore.

FOTO/ Rita Ora apo Marilyn Monroe? Këngëtarja e famshme surprizon me

Nëse kjo performancë është një paralajmërim për atë që do të vijë, Rita Ora duket se po përgatit një periudhë plot energji, stil dhe projekte të reja, duke dëshmuar edhe njëherë pse mbetet një nga artistet më karizmatike të skenës botërore.

EMISIONET